Pas ndarjes nga Angelina, Brad i dashuruar me një tjetër aktore

512
Sigal

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt është përfolur shpesh për lidhje me femra të ndryshme. Ndërsa së fundmi e përditshmja britanike The Sun ka publikuar lajmin se 55-vjecari ka nisur një histori dashurie me aktoren 43-vjecare, Charlize Theron.

8741300 6611239 Image A 159 1547939258804

Çifti fekuentohet prej një muaji dhe sipas burimit ata duan ta mbajnë lidhjen larg syve të mediave edhe për të mirën e fëmijëve të tyre.

“Mund të duket ironike por çifti është njohur nëpërmjet ish-partnerit të Charlize, Sean Penn i cili i ka prezantuar. Por që nga ai moment lidhja e tyre është zhvilluar vetë”- ka thënë burimi për The Sun.

Çifti janë parë së bashku në festën e filmit “Roma”, më 12 janar. Sipas burimeve, Brad ka ndaluar së piri alkool, që nga ndarja me Angelinën, prandaj atë mbrëmje është parë të konsumonte vetëm ujë ndërsa aktorja e njohur po pinte një kokteil.