Këngëtarja shqiptare Mimoza Shkodra është komentuar jashtë mase së fundmi për ndarjen nga partneri i saj Seldi Qalliu. Ky i fundit tha publikisht se pavarësisht ndarjes kishte shumë respekt për ish-të dashurën e tij dhe për familjen e saj gjithashtu.

Por vetë Mimoza nuk e kishte komentuar këtë ndarje. E ftuar në emisionin “Mirage”, ajo tha se është e lumtur dhe se është e fokusuar në karrierën e saj muzikore.

”Jam ndarë, jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe mund të them lirisht që jam e lumtur. Nuk gënjej dot, jam rehat dhe e lumtur”,-tha Shkodra.