Pas fitores flet Dua Lipa: Nuk ka rëndësi prej nga vini, gjithmonë ndiqeni ëndrrën

442
Sigal

Dua Lipa ka fituar dy çmime Grammy gjatë natës së mbrëmshme në LA.

Dua Lipa ka pasur një natë me të vërtetë të suksesshme, më të suksesshmen madje deri tani në karrierën e saj.

Ajo është bërë fituese e dy çmimeve Grammy e madje edhe ka performuar në ceremoninë kryesore.

Por, padyshim çmimi më i rëndësishëm që ajo ka fituar është që është zgjedhur si Artistja e Re më e mirë, duke mundur shtatë konkurrentë të tjerë në kategorinë më interesante të natës.

Pa marrë parasysh se nga jeni, për prapavijën tuaj, ose në çfarë besoni, kurrë mos lejoni që këto t’ju pengojnë që të realizoni ëndrrat tuaja, sepse e meritoni”, ka thënë Dua në fjalimin e saj kur ka hipur në skenë për të pranuar çmimin.