Fillimet e lidhjes me Romina Sablić, Erik Lloshi vendosi t’i mbante larg vëmendjes së mediave. Por që pas bërjes publike të saj, këngëtari ndan shpesh në rrjetet sociale foto nga momentet romantike që kalon me të. Në foton e parë Eriku bëri me dije lajmin e bukur të fejesës dhe me publikimin e fundit duket se ai ka një lajm të ri për të dhënë. I gjendur me pushime në vendet e mrekullueshme të Kemer në Turqi, ai ka publikuar një foto së bashku me bashkëshorten e tij dhe e gjithë vëmendja është tek barku. Çifti, të dy i kanë duart e bashkuara te barku i Rominës, gjë që tregon qartë se pas pak kohësh, do të vijë në jetë fëmija i parë.

 

Partnerja e tij duket në jetë në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe me sa duket kjo gjë e ka bërë shumë të lumtur.