Pas daljes nga psikiatria, Britney fotografohet për të parën herë! Shikoni se si duket

464
Sigal

Britney Spears është fotografuar  për të parën herë pas daljes nga klinika e psikiatrisë, ku u shtrua muajin e kaluar për shkak të disa problemeve me shëndetin mendor. Ajo shoqërohej nga i dashuri i saj 25-vjeçar, Sam Asghari, kur u pikas teksa po dilte nga hoteli ‘Montage’ në Beverly Hills pasditen e ditës së dielë.

37-vjeçarja kishte veshur një fustan të kuq. Gjatë përballjes me paparacët që po e prisnin jashtë, ajo nuk dukej në formën më të mirë. Sam u tregua mjaft protektiv me të; qëndronte para saj, duke e mbrojtur nga blici i aparatit të fotografëve.

Problemet e shëndetit mendor tek Britney u krijuan pasi ajo ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.