Pas 2 vitesh mungesë në ekran, rikthehet Marina Vjollca, ja ku do e shohim moderatoren

209

Ky sezon i ri televiziv që do të nisë në shtator pritet të sjellë ndryshime si në programacion, ashtu edhe në moderatorët e emisioneve. Sipas “Indeksonline”, këtë sezon të ri aktorët e humorit Besart Kallaku dhe Olsi Bylyku do të kenë një program të tyrin në prime time, në orën 20:00.

Por, surpriza e vërtetë është Marina Vjollca, e cila pas dy vitesh mungesë në ekran, do t’i bashkohet djemve në programin e tyre.

Ende nuk dihet se cili është emisioni që do të bëjë bashkë Marina Vjollcën, Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun, megjithatë pritet që gjithçka të zbulohet në shtator, kur do të nisë edhe sezoni i ri televiziv. Vetë Marina në postimet e saj në Instagram ka lajmëruar se i është futur punës dhe në shtator do ta shohim në ekran.

Gjithashtu, mësohet se stafi i “BE Coffee”, skenaristi Vangjel Kozma dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e show-t që do të nisë në “Klan”.