Pa duartrokitje dhe pa muzikë, Dukesha Kate Middleton dhe Princ William kanë kaluar momentin më të sikletshëm

468
Sigal

Pak ditë më parë u zhvillua ndarja e çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe e quajtur ‘Bafta’. Gjatë kësaj nate ra në sy shkëlqimi i dukeshës, Kate Middleton, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por gjatë këtij eventi ka pasur dhe momente të sikletshme.

Dyshja Midletton dhe William takuan  gjatë kësaj nate aktoren që kishte luajtur rolin e mbretëreshës në filmin ‘The Crown’. Kur ata u ngjitën në skenë, të gjithë të ftuarit ishin në qetësi, pa muzikë në sfond dhe askush nuk duartrokiti.

Pasi ata u ulën në vendet e tyre, Kate u kthye nga William duke qeshur dhe tha: “Është kaq qetësi”.

Siç duket ky moment ishte goxha i vështirë për dukeshën, ndonëse e kaloi duke buzëqeshur.