Olti Curri i kthehet keq Fjoralba Ponarit: ‘Injoranca është mallkim’.

735
Sigal

Debati mes Olti Currit dhe Fjoralba Ponarit ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme. Shkak u bë një video ku Fjoralba bënte një lapsus gjatë “E diell”, ku shprehej se bukuria s’është vetëm çështje fati, por edhe çështje profesionalizmi.

Olti e publikoi këtë moment në Instagram dhe u shpreh: “Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”.

“E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale”, i komentoi Fjoralba.

“Prite qepe si ta duash, lapsusi ishte yll”, iu përgjigj Olti dhe komentet vazhduan derisa Fjoralba vendosi ta sqarojë lapsusin me një status në Instastory.

“Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga video e Oltit. Kujt mund ti ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja normale do humbiste efektin parodik. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzit e palumtur i bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojmë lart e poshtë antibullizmin pastaj”, shkruante me ironi Fjoralba.

Pas këtij statusi, Olti ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan: “Unë kujtova se vajza ka bërë lapsus nga shpejtësia jo nga padituria. Bullizem? As ne google nuk di valle të notojë se me librat kushedi kur është përballur për here të fundit”, shkruan Olti dhe i tregon Fjoralbës një shembull të një rasti të fundit.

“Kujdes me termat që hapin plagë, injoranca thotë italianët është bekim, por në këtë rast është mallkim”, shton Olti.

Image