Olsi Bylyku i propozoi të dashurës? Mbi një biftek floriri….

592
Sigal

Dy ditë më parë e dashura e Olsi Bylykut, Egli festoi 22 vjetorin e lindjes.

Pas një feste surprizë të organizuar nga Olsi dhe një darkë me të dyja familjet e tyre, çka tregonte zyrtarizimin e lidhjes së çiftit, një foto e postuar nga Eglin shtoi dyshimet se ndoshta marrëdhënia e tyre ka shkuar në tjetër stad.

Ajo ka postuar një pjatë nga mbrëmja e datëlindjes ku shfaqet një biftek i mbeshtjellë me pluhur floriri dhe në cep të tij duket një unazë.

Përbri fotos Egli shkruan: “Një unazë floriri me një gur saphire mbi një biftek prej ari. Olsi Bylyku çfarë kam bërë për të të merituar?”.

Image

Image