Ballina Showbiz Nuk pranojnë lidhjen, por japin performancë të zjarrtë në skenë

Nuk pranojnë lidhjen, por japin performancë të zjarrtë në skenë

568
Sigal

Mes të ftuarve në ceremoninë e cmimeve MTV VMA ishin edhe Camila Cabello e Shawn Mendes. Të dy dhanë një performancë të zjarrtë, që shtoi akoma më shumë spekulimet se po shijojnë lidhjen e dashurisë.

Camila dhe Shawn dukeshin shumë të afërt ndërkohë që shkëmbenin shikime dhe preknin njëri-tjetrin. Madje në disa momente, u afruan për tu puthur, por asnjëri nuk e bëri hapin e madh në publik.

Ata ishin të nominuar në 5 kategori, por morën vetëm dy çmime.

Projekti i tyre “Senorita” u vlerësua për “Bashkëpunimin më të mirë” dhe “Kinematografinë më të mirë”.