Sigal

Këngëtarja Dafina Zeqiri pavarësisht se po jeton në SHBA, punën për të krijuar muzikë nuk e ka lënë pas dore. Pasi lançoi klipin ‘Fuego’ i cili u kthye shumë shpejt në një sukses, dha një sinjal për këngën e re që do publikojë. Këtë herë bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Lumi B. Dyshja nuk bashkëpunon për herë të parë, pasi në 2015 ata kanë publikuar këngën ‘Rude Girl’ që u kthye shpejt në hit.

Menaxheri i Dafinës ka publikuar foton e dy këngëtarëve të njohur duke zbuluar kështu se kënga e re që do i bëjë ata bashkë sërish është shumë afër.