Nuk la gjë pa thënë për të, Noizy zbulon arsyen pse e fshiu postimin për Ardit Gjebrean

159

Ditën e djeshme, reperi i njohur Noizy publikoi në profilin e tij të Instagramit një pjesë të shkëputur nga finalja e madhe e “Këngës Magjike”.

Ai kishte kapur momentin kur Eneda Tarifa po merrte kupën e fitores e ndërkohë i gjithë publiku thërriste emrin e Fifit. Krahas videos, Noizy shprehej shumë i revoltuar kundrejt moderatorit Ardit Gjebrea.

“FAKE besoj e degjuat rreagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision.

Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por lendon zemren e nje artisti të vertet.

Po me ty e kam drejtues i spektaklit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. KING ZINJO”, shkruante reperi.

Më pas ai e fshiu këtë postim nga profili i tij dhe në një foto të postuar në Instastory, e ka zbuluar dhe arsyen. Pas shfryrjes ndaj Arditit, reperit i kanë rënë nervat pasi është ushqyer.

“Më ranë nervat se hëngra bukë”, shkruan Noizy.