Nuk fshihen më/Bora dhe Donaldi fotografohen në momentet e tyre private

1080
Sigal

Është komentuar gjatë në mediat rozë lidhja e moderatores Bora Zemani më aktorin  Donald Veshaj të cilët prej disa muajsh po jetojnë një histori të bukur dashurie.

Edhe pse shpesh herë çifti janë kapur ‘mat’ ato kanë preferuar të mos e konfirmojnë lidhjen e tyre duke ruajtur kështu privatësinë e tyre.

Së fundmi paparaci i “Panorama plus”, i ka fotografuar Borën dhe Donaldin në një lokal në Tiranë, në përditshmërinë e tyre dhe larg ekranit.

Të dy shfaqen duke mbajtur kapele, ndoshta për më shumë privatësi, edhe pse kjo nuk i ka ndalur të fotografohen në momentet e tyre private teksa shijojnë kohën pranë njëri-tjetrit.