Sigal

Kohët e fundit Nora Istrefi është shfaqur pak e tërhequr nga vëmendja publike. Në rrjete sociale ajo ka publikuar vetëm foto profesionale të kuruara me kujdes e asgjë nga jeta e saj personale. Ndërsa përsa i përket muzikës, kënga e saj e fundit daton para 6 muajsh, një bashkëpunim me Mixeyn, mjaft i pëlqyer nga publiku. E nëse Nora ju ka munguar ju njoftojmë se këngëtarja nuk do ta mbyllë vitin 2018 kështu. Si dhuratë fundviti, këngëtarja ka gati projektin e ri për mbështetësit e saj. Kënga që mban titullin “M’ke mungu’ do të vijë si një bashkëpunim me Skerdin. Që në reklamimin e parë që iu bë këngës, bie në sy veshja seksi e Norës. Ajo ka zgjedhur një kostum lëkure që nxjerr në pah linjat perfekte dhe në një sekuencë tjetër, shfaqet me një fustan të shkurtër ngjyrë lejla. Videoklipi, në dukje mjaft i kuruar ka marrë menjëherë komentet e fansave të cilët mezi po e presin këtë bashkëpunim.