Sigal

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë nisur ditën e sotme pushimet. Pas angazhimeve të shumta me koncerte dhe projekte muzikore më në fund dy të dashuruarit arritën të shkëputen për disa ditë, bashkë me vajzën e tyre Renee.

Destinacioni që kanë zgjedhur nuk është zbuluar akoma, por ajo që kuptohet qartë është fakti se janë zhvendosur në një shtet tjetër dhe kanë zgjedhur të pushojnë mes luksit.

Vëmendja duket se i kushtohet së vogël së familjes. Ata kanë publikuar disa video të Renee në momente të ndryshme, si për të treguar sa të lumtur janë që më në fund po kalojnë disa ditë me njëri-tjetrin.