Noizy vjen me ‘Super Hot’, kënga në pak kohë merr mijëra klikime

581
Sigal

Reperi me i famshëm shqiptar i këtyre viteve të fundit, Noizy, ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Super Hot”

Këngëtari më i kërkuar dhe njëkohësisht edhe më i paguar shqiptar i momentit vazhdon të sjellë këngë në versionin audio për fansat e tij në Youtube.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, në këtë këngë vjen shumë fresh dhe me stilin e tij të veçantë. Bëhet fjalë për një këngë verore, e cila vjen pa një videoklip të mirëfilltë.

Kjo këngë e Noizy vjen pas këngës “Shum, Shum”, të cilën para tri jave reperi e publikoi në bashkëpunim me reperin Gent, shqiptarin me aktivitet në trevat gjermane.