Njihuni me modelen më të vjetër në botë

433
Sigal

Në moshën 97 vjeçare, Iris Apfel ka nënshkruar një kontratë të madhe modelimi me agjencinë globale IMG, e cila gjithashtu përfaqëson supermodele si Karlie Kloss, Chrissy Teigen dhe Bella e Gigi Hadid.

Apfel filloi karrierën e saj si një dizajnere e interierit dhe fitoi famë për stilin e saj i cili përfshinë syze të mëdha dhe ngjyra të theksuara. Vitin e kaluar, në moshën 96-vjeçare, ajo u bë personi më i vjetër që kishte një kukull Barbie të krijuar sipas imazhit të saj, shkruan CNN.

“Unë nuk mendoj se një numër (vitet) nuk duhet të bëjë ndonjë ndryshim dhe t’ju bëjë që të ndaloni së punuari. Mendoj se dalja në pension është më e keqe sesa vdekja”, ka thënë ajo për Women’s Wear Daily.