Njihuni me jetën e Princit Harry para martesës me Meghan Markle

474
Sigal

Dikur, përpara se të martohej me Meghan Markle, Princ Harry njihej si mistreci i familjes mbretërore. Ai ka qenë shumë i lëvizshëm dhe shpesh festat e çmendura ku merrte pjesë zinin faqet e para të mediave. Njëra prej tyre, nga 2012-a e largët u rikthye sërish në vëmendje. Në atë kohë fotot nudo të Dukës, nga Las Vegas pushtuan median dhe pati shumë telashe për të. Pas 7 vitesh ajo histori është kthyer në vëmendje pasi kanë dalë disa detaje të reja. Sipas një dokumentari të transmetuar për familjen mbretërore, është zbuluar se shpenzimet vetëm për atë festë kanë kapur vlerën e 38.000 dollarëve, por Harry nuk ka paguar asnjë qindarkë, pasi pronari i hotelit nuk e ka lejuar.

Megjithatë këto aventura të princit kanë mbetur pas. Tashmë ai është martuar dhe së shpejti do të bëhet baba.