Sigal

Gushti quhet ndryshe si muaji i dasmave. Reperi i njohur Gjiko dhe e dashura e tij  Elita Rudi duket se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë pas disa ditësh.  “Prive.al” ka zbuluar se çifiti do të martohet pikërisht në datën 23 gusht.

Në muajin qershor Gjiko i propozoi fejesë të dashurës së tij, ndërkohë pak javë më parë në media u përfol për një shtatzëni të mundshme të Elitës.

Dasma e përshpejtuar mbase konfirmon zerat që qarkulluan për shtatzëninë e saj.