Sigal

Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri celebruan me martesë dashurinë e tyre më 10 qershor. Ceremonia u mbajt në një nga ambientet luksoze të kryeqytetit dhe nga ajo mbrëmje u morën vesh shumë pak detaje. Një nga pyetjet që shumëkush mund t’i ketë bërë vetes pas martesës së tyre është se mbiemrin e kujt mban moderatorja.

Jona ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaq një çantë dhe një tufë me lule për ditëlindjen e mikeshës së saj. Mirëpo në krahët e çantës vërehen të gdhendura inicialet “J S Y”, që do të thotë Jona Spahiu Ymeri.

Me këtë detaj Jona, e cila është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, tregon se ka zgjedhur të marrë mbiemrin e bashkëshortit.