Një kopie e të vëllait, njihuni me të voglin e familjes Orhanasi…

496
Sigal

Aktori i njohur  Marin Orhanasi është bërë baba për herë të dytë në prill të 2018 por deri më sot ai nuk e kishte ekspozuar portretin e të birit.

Por siç edhe duket në foton që aktori i “Portokallisë” ka publikuar në Instagramin e tij, Uejsi është rritur.

 “I madhi dhe i vogli po presin të mesmin”, ka shkruar Marini në foton me vogëlushin.

Të dy të veshur me kapuçë dhe mjaft sportivë, babë e bir kanë një ngjashmëri ta paparë dhe këtë e vënë në dukje edhe miqtë që i komentojnë.