Një histori si në filma! Ja çfarë i ka ndodhur kësaj këngëtareje në ditën e dasmës…

656
Sigal

Këngëtarja e njohur  e muzikës popullore Shyhrete Behluli, ishte e ftuar në emisionin ‘Nin’, ku ka rrëfyer një histori interesante nga martesa e saj në vitin 1981. Duke qenë se që 16-vjeç ajo kishte kënduar gjithmonë këngë patriotike, të gjithë mendonin se Shyhreten e kishte vrarë regjimi serb pas protestave të vitit ’81.

Mirëpo, këngëtarja ishte martuar po në të njëjtin vit në Podujevë dhe lajmi i martesës së saj kishte bërë bujë të madhe, pasi askush nuk e kishte besuar se ajo ishte gjallë dhe shumë njerëz ishin mbledhur për ta parë e për të vërtetuar nëse ishte ajo, apo dikush tjetër.

“Kur jam martuar, njerëzit prej kureshtjes kanë ardhur për të më parë. Dy anët e rrugës, që ndoshta kanë qenë një kilometër prej shtëpisë, ishin mbushur me njerëz. Kishin ardhur prej fshatrave përreth, me traktorë, me çfarë kanë mundur, për të më parë mua. Kur kam ardhur në oborr nuk mundja të dilja, të kaloja tek shkallët. Nuk mundesha prej grave sepse s’të linin të hapje derën.”– ka rrëfyer Shyhretja.