Sigal

Aktorja dhe këngëtarja franceze Vanessa Paradis, 45 vjeçe, është martuar në fshehtësi me regjisorin Samuel Benchetrit.

Mediat franceze shkruajnë se martesa mes tyre u mbajt në bashkinë e Saint-Simeon, ku nusja kishte veshur një fustan ngjyrë kremi në të bardhë dhe flokët i kishte zbukuruar me lule.

Në ceremoninë martesore mori pjesë edhe vajza e madhe e Paradis dhe aktorit Johnny Depp, 19-vjeçarja Lily-Rose Depp.

Çifti u njoh gjatë xhirimeve të një filmi në vitin 2016 dhe duket se dashuria e tyre është konsoliduar me kohën.

Kjo martesë e aktores franceze, vjen pas divorcit të bujshëm në vitin 2012 me Johnny Depp.

Nga martesa e Paradis dhe Depp erdhën në jetë dy fëmijët, vajza Lily-Rose dhe djali Jack.