Nicki Minaj dhe Drake nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram

533
Sigal

Drake dhe Nicki Minaj duket se kanë pësuar një krisje të raporteve mes tyre.
Reperët kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjeti social Instagram por edhe nga Twitter.

Dy ish-anëtarët e Young Money kanë pasur ngritjet dhe rëniet e tyre.
Gjatë konfliktit të Drake me Meek Mill, ishte Nicki ajo që kishte lidhje me Meek Mill në atë kohë duke qëndruar neutrale përkundër historisë së saj me Drizzyn.

“Ishte një prej gjërave më të vështira në karrierën time. Në atë kohë, i doja të dy. Nuk kam mundur të largoj dashurinë që kam pasur. Jam ndjerë e burgosur në shpirt”, u shpreh Nicki atëhere.

foto galeri foto galeri