New York Times vlerëson artisten shqiptare

338

Prestigjiozja amerikane “New York Times” në një artikull të sajin ka zgjedhur 54 këngët më të mira të vitit 2019.

Në mesin e tyre është edhe “Sweet But Psycho” – kënga e artistes me prejardhje shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Ava Max.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se hiti i saj është radhitur në mesin e këngëve më të mira për këtë vit, rezultate këto mjaft të shkëlqyera për artisten.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, Ava Max ka falënderuar gazetën “New York Times” për vlerësimin.

“Faleminderit New York Times. Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani që po ‘godasin’ dhe unë i admiroj ata. Unë e fillova dhe i përkushtova zanatit tim 15 vjet më parë, dhe kurrë nuk e lëshova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është. Edhe pse, unë jam duke filluar. (ki mendjen te albumi im debutues. Dhe popi po kthehet më i madh se kurrë”, ka shkruar ndër të tjerash 25-vjeçarja.