TOPSHOT - (L-R) Britain's Catherine, Duchess of Cambridge, Britain's Prince Philip, Duke of Edinburgh and US actress and fiancee of Britain's Prince Harry Meghan Markle (R) arrive to attend the Royal Family's traditional Christmas Day church service at St Mary Magdalene Church in Sandringham, Norfolk, eastern England, on December 25, 2017. / AFP PHOTO / Adrian DENNIS (Photo credit should read ADRIAN DENNIS/AFP/Getty Images)
Sigal

I akuzuar në të kaluarën për sjelljen indiferente ndaj fëmijëve të tij, Princi i Anglisë po e rikoncepton skeptrin e një babai të vëmendshëm , gati për të futur hundët edhe në grindjet familjare.

Dalja e fundit publike e familjes mbretërore, ditën e Krishtlindjeve, u dha fund zërave se mes dy çifteve mbretërore kishte mosmarrëveshje. U fokusuan momente pikante kur dy dukeshat shihnin me buzëqeshje në fytyrë, njëra-tjetrën. Si duket, Princi Çarls ka ndërhyrë për të vendosur paqe mes tyre.

Duket se ai e bindi mbretëreshën që të linte Kate dhe Uilliam me fëmijët për festën e Krishtlindjeve, në vendbanimin e tyre në Ammer Hall, që të mund t’i përkushtohej tërësisht te Megan dhe Harry-t.

Dhe si përfundim, cili ishte morali i gjithë kësaj përralle të bukur? Që të gjithë të pajtohen, të buzëqeshin dhe të kenë mirësjellje me njëri-tjetrin. Dhe e gjitha kjo, falë meritës së Çarls.