Në pikun e karrierës, Rina ikën nga muzika dhe Instagrami

520
Sigal

Edhe nëse mbani anën e Taynës në botën e repit shqiptar, nuk mund të mohoni suksesin e Rina Balaj. Këngët e saj kanë të gjitha mbi 5 milionë shikime. Madje, njëra, “Gigi” është bërë virale me 58 milionë shikime në YouTube. Pikërisht kur në dukje gjithçka po shkonte mirë, Rina njoftoi një largim të përkohshëm nga muzika.

Në Instagramin e saj, shkruhej: ”Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale. Faleminderit për mirëkuptimin. Love Rinators”. Nuk mund të themi me saktësi në ç’moment ndodhi por llogaria e Rinës në Instagram nuk është më e aksesueshme.

Burime për Prive zbuluan se ky largim i beftë vjen si pasojë e problemeve me kompaninë që e menaxhon On Records. Sipas tyre, ajo nuk mundi të shkëpusë kontratën me mirëkuptim, si disa artistë para saj. Edhe mbyllja e llogarisë në Instagram ka të njëjtin shkak, pasi menaxhohej po nga kompania.

I fundit që u largua nga On Records ishte Fero, i cili tha se u nda miqësisht me një marrëveshje të re dhe se do të vazhdojë si artist i pavarur. Para tij, Kida njoftoi përfundimin e kontratës dhe mosrinovimin e saj dhe sigurisht, Mozzik dhe Getinjo, që patën ndarjen më të bujshme nga On Records.