Beren Saat është një ndër aktoret më të dashura turke, e cila u bë e njohur gjatë serialit “Dashuri e Ndaluar”, ku luante në rolin e Bihterit.Mirëpo duket se aktorja po përjeton momente shumë të vështira në jetën private. Sipas “Enn Magazine”, Beren dhe bashkëshorti i saj, këngëtari turk Kenan Dogulu kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.Madje, prej pesë ditësh, Kenan është larguar nga shtëpia.

Çifti, që kurorëzoi dashurinë e tyre në Malibu vite më pare, nuk ka vendosur të japë asnjë koment në lidhje me këtë situatë.