Sigal

Ata na kanë treguar herë pas here, se festat tashmë kanë trokitur në shtëpinë e tyre! Përmes dekorit të përzgjedhur, zjarrit bubulak në oxhak, dhe gjithë detajeve të tjera që i japin kuptim ditëve të shënuara, çifti i njohur Orinda Huta dhe Turjan Hysko kanë zgjedhur mënyrën e tyre sa speciale, po aq edhe origjinale për t’i përjetuar këto festa të fundvitit.

Nëse ka diçka që i jep kuptim edhe më shumë këtyre ditëve speciale, ato janë dhuratat, për njeriun e zemrës. Kështu, moderatori i njohur ka vendosur të surprizojë në mënyrën e tij, bashkëshorten me një unazë, që më shumë se sa një aksesor, ka një vlerë domethënëse për të dy.

Në të është gdhendur një thënie: “Më të mirat s’kanë ardhur ende”! Kështu i shkruan Turi në këtë unazë Orindës, ndërsa ajo ia kthen: “E di! Dashuria e jetës sime”! Është afërmendsh e kuptueshme, që më e mira për ta, është kurorëzimi i dashurisë dhe lidhjes së tyre shumë vjeçare me një bebe, që do të vijë si fryt i ndjenjave të tyre. Çifti i njohur u martuan në korrikun e vitit të kaluar, dhe ata e kanë shprehur shpesh edhe në media se një fëmijë është gjithçka duan në këtë fazë të jetës së tyre.