“Në gjumë me fëmijët është sikur fle me Van Damin”, Ermal Mamaqi tregon eksperiencën e tij si prind

224

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, për shkak të sensit të humorit që ai ka po jo vetëm.

Ermali është shumë aktivë në rrjetet sociale nga ku poston vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi Ermali ka ndarë me ndjekësit e tij një eksperiencë që ka kaluar me fëmijët e tij, duke ju dhënë një mësim të gjithë prindërve të rinj, por jo vetëm.

Përmes një fotoje ku shfaqet pranë të birit, Roelit, Ermali ka shkruar se të flesh me fëmijët është njësoj sikur të kesh në krevat VanDanimin, pasi ato vazhdimisht gjuajnë me këmbë dhe duar duke rrezikuar t’iu nxjerrin sytë.

E në fund me shaka Ermali ka thënë se këtë gjë fëmijët nuk e bëjnë vetëm kur janë në gjumë por edhe gjatë kohës kur gënjejnë se flenë për t’u “hakmarrë” tek prindërit ndaj urdhrave që ju japin për mësimet apo kur i detyrojnë të hanë bukë.

“Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë…

Sot natën : 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turive … 3 herë kam rreziku të më dali syri.

Mbroni veten miq. Mos flini me fëmijët. Ata nuk dinë çbëjnë në gjumë. Ose bëjnë sikur janë në gjumë dhe na rrafin se ne i detyrojmë të hanë bukë dhe të bëjnë mësimet. Kujdesuni për veten. Mbroni partnerin nga fëmijët. Shpëtoni sa më shumë sy të mundeni. Ju përqafoj miq… ”-shkruan Ermali.