Sigal

Hueyda El Saied, artistja shumë e dashur për shqiptarët është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh herë bën video live për të komunikuar me fansat e për të treguar të rejat më të fundit nga jeta e saj.

Hueyda e cila jeton prej vitesh në Luksemburg ka treguar se i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës i cili e pyeste “Pse flet shqip dhe pse e mbron Shqipërinë kaq shumë”.

“Është gjuha ime, gjuha nënës time, gjuha që di të flas më mirë. Unë Shqipërinë nuk e mbroj, unë Shqipërinë e ndjej. Ndoshta ngaqë jam larg, më merr malli. Ndoshta ngaqë aty kam gjyshen, kam tezen, kam të afërmit dhe miqtë e mi. Më mungoni”, u shpreh Hueyda.

Duke mbyllur videon, ajo u përlot dhe u shpreh: “E nisa ditën duke qarë, falë jush. Ju puth fort”.