Ndërron jetë kitaristi i grupit të njohur “The Cars”

492
Sigal

Kitaristi dhe tekstshkruesi grupit të njohur të rrokut “The Cars”, Ric Ocasek ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Sipas mediave të huaja ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Manhattan rreth orës 4:00 të pasdites nga ish-bashkëshortja e tij, ish-modelja Paulina Porizkova.

Shkaku i vdekjes së muzikantit të njohur të rrokut ende nuk është bërë i ditur. I themeluar në vitin 1976, grupi i rrokut “The Cars” u shndërrua në një nga më të rëndësishmit të rrymës së rrokut “New Wave” me hite të shumta duke përmendur këtu “My Best Friend’s Girl,” “Just Ëhat i Needed,” “Shake It Up” dhe “Drive.”

Grupi u nda në vitin 1988 për të ribashkuar sërish në vitin 2010 me albumin “Move Like This”.