Ndahet nga jeta reperi i njohur, të gjithë shprehin ngushëllimet

507
Sigal

Reperi Tech 9, i lindur si Akim Mikens, vdiq gjatë fundjavës, raportojnë mediat e huaja. Atë shpesh e ngatërrojnë me kolegun e tij, i cili njihet si Tech N9ne.

Më parë këtë mëngjes, Buttah From The Block, koleg i këngëtari ka konfirmuar këtë informacion në një deklaratë për XXL

“Për fat të keq, është e vërtetë, kemi humbur pionerin dhe legjendën e Filadelfisë”, tha ai.

“Ne nuk e njohim plotësisht shkakun e vdekjes, ne lutemi që kjo të jetë shkak natyror. Ai nuk kishte shenja të dhunës në trup”, tha ai.

Megjithëse nuk njihet shumë në publik, shumë kolegë me famë botërore shfaqën dhimbjet e tyre përmes rrjetet sociale për rastin e vdekjes së reperit, duke përfshirë Lupe Fiasco, Kendrik Lamar, Denzel Kury dhe Lloyd Banks.