Arti Turk në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit ”Dashuri me Qira”

1198
Sigal

Ka qenë një ditë e trishtë jo vetëm për familjarët e tij por edhe për të gjithë fansat që e kanë ndjekur për vite me rradhë në filma dhe seriale të ndryshëm.

Ferdi Merter, aktori i njohur i serialit “Dashuri me Qira” është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 79 vjeçare.

Lajmi i humbjes së aktorit u bë i ditur nga faqja zyrtare e serialit e më pas shumë aktorë dhe fansa kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Merter.

Ferdi Merter lindi në Stamboll në 1939.

Ai ka interpretuar qindra role në filma, seriale apo shfaqje teatrale.

Për publikun shqiptar, u bë i njohur si gjyshi i Omer në serialin “Dashuri me Qira”.