Ndahet mes miqëve të tij dhe familjarëve pasuria miliona dollarëshe e Mac Millerit

538
Sigal

Mac Miller një vit më parë u nda nga jeta, reperi u gjet pa jetë në shtëpinë e tij.

Vdekja e tij u përjetua me mjaft dhimbje si nga fansat e tij por edhe nga ish e dashura Ariana Grande.

Sipas Departamentit të Ekzaminimit Mjekësor-Kriminal në Los Anxhelos, reperi i ndjerë ka vdekur nga një mbidozë e e fentanilit, kokainës dhe alkoolit.

Ndërsa së fundmi pasuria e tij është vlerësuar dhe është ndarë mes miqëve të tij dhe familjes së tij.

Vlera neto e vlerësuar e reperit arriti në rreth 11.3 milionë dollarë sipas dokumenteve të pasurive, raporton TMZ.

Ndërsa prindërit e tij dhe vëllai i tij, Miller Mçormick, do të marrin shumicën e pasurisë, miqtë e tij të ngushtë do të marrin shumë nga gjërat personale të yllit.

Para se të ndërronte jetë, Mac la një testament me udhëzime specifike për njerëzit e afërt në jetën e tij, duke përfshirë lënien e rrobave dhe pajisjeve elektronike mikut, Bryan Johnson.

Kjo do të thotë që shoku i tij do të ketë në pronësi të gjitha pajisjet teknologjike nga televizori te laptopi dhe iPad-i. Një tjetër mik, Q Chandler-Cuff, do të marrë të gjitha bizhuteritë që vlerësohen të kushtojnë “disa dhjetëra mijëra dollarë”.

Kjo ndarje i lë familjes 5 milionë dollarë që ishin të ruajtura në bankë.

Image

 

Image