Ndahet Lady Gaga dhe Christian Carino? Ja e vërteta…

536
Sigal

Historia e dashurisë mes Lady Gaga dhe Christian Carino është transformuar, ashtu siç thuhet në titullin e një këngë të popstarit në një ‘Bad Romance’.

Stefanie Joanne Angelina Germanotta, ky është emri i vërtetë i artistes, 32 vjeçare dhe e menaxherit të saj pothuajse 50 vjeç, të cilët zyrtarisht janë ndarë.
Zërat qarkullonin prej disa ditësh, por tani ka ardhur konfirmimi nga një zëdhënës i Lady Gaga për Associated Press.

Pak javë më parë ai i kishte dhuruar një unazë fejese prej 400 mijë dollarë, një safir i kuq, një shenjë dashurie, që Lady Gaga e kishte vendosur në shumë raste, por që ishte zhdukur në mënyrë misterioze gjatë Grammy të fundit… së bashku me Christian. Dhe që nga ai moment çifti nuk është parë më bashkë.

Carino e kishte shoqëruar Ladyn e tij në ekspozitën e Kinemasë në Venezia 2018, në Golden Globe 2019 dhe në Screen Actors Guild Awards 2019 në Janar dhe që nga ai moment asgjë.
Kështu teksa këngëtarja ka shumë për tu gëzuar në lidhje me karrierën e saj pas suksesit të ‘A Stas is Born”, ylli i saj i dashurisë duket se është shuar, të paktën për momentin.

Ndarja, sipas zërave duket se ka qenë një ndarje miqësore. Hera e parë që Lady Gaga dhe Christian Cariono ishin bashkë ka ndodhur në shkurt të 2017, më pas zyrtarisht në tetor të 2018. Pasi i dhuroi unazën e fejesës dhe i kishte kërkuar dorën, makina e showbiz ishte ndezur duke imagjinuar martesën përrallore të çiftit. Tani duket që përralla ka arritur në fjalën Fund.