Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë, miqtë: Lutuni për të

695
Sigal

Miq dhe të afërm të Muharrem Ahmetit kanë reaguar me shpejtësi për të përgënjeshtruar lajmin e përhapur mbrëmë në rrjetet sociale se këngëtari ka ndërruar jetë. Raportohet se këngëtari i muzikës tallava është në gjendje të rëndë shëndetësore por ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Është muzikanti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj që konfirmon se Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor. ”Përshëndetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”.