Morena Tarakut, zbulohen pamje nga vila luksoze e këngëtares shqiptare në Turqi

594
Sigal

Morena Taraku është një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, pavarësisht se prej shumë vitesh është zhvendosur në Turqi. Karriera e saj nisi si modele, ndërsa tani ajo i është futur fuqishëm tregut muzikor dhe projektet e saj kanë qenë të suksesshme.

Ajo është shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku herë pas here publikon foto nga momente të jetës së saj, e rrethuar nga luksi.

Morena ka ndarë sot me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet shtëpia e saj në Turqi, bwhet fjalw pwr njw vile luksoze .

Këngëtarja tregoi një kënd të shtëpisë nga jashtë, pishinën që gjendej pranë saj dhe veturën në kopshtin e shtëpisë.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka qenë mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos.

‘Shtëpi e ëmbël shtëpi’, ka shkruar Morena mbi foton e pamjes që duket e rrethuar nga gjelbërimi, si dhe pishina e madhe në kopshtin e saj.

Këngëtarja është duke finalizuar një projekt të ri, me të cilin pritet të debutojë edhe në tregun e huaj. Ndërkohë që ju kujtojmë se prej kohësh, Morena ka paralajmëruar bashkëpunimin e saj me reperin e njohur, Jalal Oba.

ImageImage