Sigal

Ajo ka një lidhje shumë të fortë me djalin e saj dhe duket se emocionohet sa herë e sheh. Moderatorja Bora Zemani e ftuar në emisionin “Rudina” nuk i ka mbajtur dot lotët teksa shihte foto dhe video të Arborit. Ajo tha se është marrë shumë me të dhe se djali e ka ndryshuar.

“Arbori në Dhjetor bën 4 vjeç. Nuk e di nëse jam një nënë tipike, mendoj se jemi duke u rritur bashkë sepse jam bërë mami shumë e vogël. Jam mami Arborit, por mendoj se do jem edhe një shoqe e mirë gjithë jetën. Unë e kam shijuar prindërimin, jam marrë shumë me Arborin sidomos vitin e parë kam qenë e fiksuar. Nuk më duket e vështirë të qenit nënë, më duket e bukur. Mua më ka ndryshuar shumë Arbori. Këto kohë unë kam qenë shumë e angazhuar dhe nuk kam patur shumë kohë të qëndroj me djalin aq sa ne jemi mësuar të qëndrojmë me njëri-tjetrin. Arbori shkon në kopësht paradite dhe pasdite për të kujdesen gjyshërit dhe dadoja. Unë kurdo që jam e lirë jam me të. Edhe unë jam rritur nga dy prindër që punonin dhe mendoj se këtë shembull duhet t’i jap edhe djalit tim”, tha moderatorja.