Moderatorja e njohur nuk e fsheh dot, ka shumë neps prej shtatzënisë

520
Sigal

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe do të bëhet nënë për herë të parë. Kujtojmë se për shkak të kësaj, ajo lajmëroi dhe largimin nga emisioni që drejtonte prej vitesh.

Brunilda Lahe po vendos beben dhe veten në plan të parë. Në profilin e saj të instagramit moderatorja vazhdon t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar në lidhje me përditshmërinë dhe se si po ecën për të kjo shtatzëni e parë.

Ajo i është përkushtuar totalisht kësaj periudhe të ëmbël të jetës së saj.

Së fundmi Brunilda ka ndarë me ndjekësit e saj pijen e preferuar të kësaj periudhe të nxehtë verore që siç na tregon InstaStory i moderatores është uji me boronica.

Mesa duket nepsi shtatzënisë e shtyn Brunildën të mbajë organizmin të freskët dhe të shëndetshëm duke pirë ujë me boronica që fare mirë mund të jetë zëvendësues për çdo pije tjetër të mundshme.