Moderatorja e njohur me një look të ri, nuk keni për ta njohur…

454
Sigal

Vajzat e njohur të ekranit këtë sezon duket se po guxojnë shumë me ‘look-un’ e tyre, më së shumti me modelet e flokëve. Kohët e fundit kemi parë shumë të famshme shqiptare, që i kanë prerë flokët shkurt dhe duket se kjo po përhapet me shpejtësi si një lloj tendence. Këtij grupi i është bashkuar së fundmi edhe moderatorja Kiara Tito. Nëpërmjet ‘Instagram-it’ ajo ka treguar se ka prerë flokët, por nuk ka qenë ende gati për këtë ndryshim.

Kiara i ka prerë flokët në modelin ‘bob’ dhe që nga fillimet e saj në ekran kjo është hera e parë që e shohim me këtë lloj stili.

Kiara Tito ka guxuar shpeshherë me pamjen e saj dhe gjithmonë është dukur shumë bukur, prandaj me siguri dhe këtë herë do ketë goditur në shenjë.