Sigal

Në vitin 2014 moderatorja e njohur, Fjodora Fjora vendosi të birësonte një djalë. Nuk ishte dëgjuar më parë një histori e ngjashme, prandaj ky lajm në atë kohë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Jo çdokush do të kishte marrë një vendim të tillë, megjithatë Fjodora kishte përkrahjen e gjithë familjes së saj. Në ditëlindjen e të atit, Fjodora nuk ka ngurruar t’i shprehë të gjithë mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë prej tij gjatë këtyre 5 viteve si nënë.

“Në ditën e lindjes tënde babush dua t’i shkruaj dy rreshta…Të jesh prind është punë e vështirë, të jesh baba unë se di se sa… por di që ti je i jashtëzakonshëm! 5 vjet më parë më nise një letër, të shkruar me dorë, ashtu thjesht me emocionet e mëdha të një prindi që kupton se fëmija i tij ka marrë një vendim të rëndësishëm, të pakthyeshëm me jetën e tij… më thoshe se shpesh nuk të kisha pyetur për vendimet që kisha marrë në jetë, dhe për këtë vendim sërish nuk po të pyesja! Por më rrëfeve se çdo vendim i imi të kishte bërë më krenar për mua, vajzën tënde për ato çka kisha arritur në jetë! Por vendimin për nipin tënd ti e quajte thjesht, vendimi më pak egoist që unë kisha marr në jetën time dhe ti nuk kishe fjale për ta përshkruar atë… e kujtoj si sot, lexoja letrën tende dhe qaja, në çdo fjalë! Më shkruaje se ti do të ishe aty, përkrah meje dhe vogëlushit tim në çdo hap… sikur ta dije ti, në këtë ditë të lindjes tënde sa me fat jam unë që jam vajza jote! Sa e lumtur jam që kam marr sadopak nga drita jote, mirësia jote, qenia jote! Babi, nëse ndonjëherë të mërzis, tani që jam prind vetë e kuptoj… Te jesh prind nuk është e lehtë, por lum ai prind që fëmijët e tij e bëjnë krenar. Dhe mbi të gjitha lum unë që jam vajza jote Fadil Fjora. Të duam shumë, pafund, e s’do rresht asnjë moment duke ta thënë këtë gjë o gjyshi! Edhe 100 zemra ime!”, – ka shkruar Fjodora në urimin prekës për të atin.

Pak ditë më parë e ftuar në emisionin ‘Rudina’, Fjodora u shpreh se këto 5 vite prindërim kanë qenë një sfidë e madhe për të, megjithatë ajo ja ka dalë mbanë duke i besuar gjithmonë instiktit të saj.