Modelja Playboy pozon nudo në xhaminë Hagia Sophia

828
Sigal

Modelja e Playboy, Marisa Papen u shfaq lakuriq në Hagia Sophia në Stamboll duke zemëruar myslimanët në mbarë botën.

Hagia Sophia për pothuajse 1000 vjet ishte kisha më e madhe e krishterë ortodokse greke në botë. Më vonë u kthye në një xhami osmane dhe tani në një muze në Turqi.

Modelja belge qëndroi para Hagia Sophia me një burkë por më pas ngriti skajin e saj dhe doli nudo.

Ajo posto foton në Instagram dhe shkruajti: “Hagia Sophia – Duke u lutur për barazi (përpjekja # 2 duket sikur IG është e sunduar nga budallenj fetarë gjithashtu).”

Modeli që e përshkruan veten si “ekspresioniste të lirë”, ka mbrojtur fotot e saj nudo duke thënë: “Feja po e kthen gjithnjë e më shumë njerëzit në kafshë “.

Papen është arrestuar më parë pasi pozoi nudo në një tempull egjiptian si edhe përpara Wailing Wall në Jerusalem.