Modelja e njohur shqiptare shpërthen në lot: Të qash, ta marrin për dobësi

169

Niki Delijorgji është modelja e cila është bërë pjesë e labelit OTR dhe prej kohësh tashmë presim projekte muzikore nga ajo.

Së fundmi Niki lajmëroi se së shpejti do të vijë me një projekt muzikjor, por detaje të tjera modelja nuk i ka ndarë ende me ndjekësit e saj dhe nuk e dimë nëse ky projekt do të jetë nën logon e labelit OTR.

Ditën e djeshme ajo postoi në story një video ku shfaqet duke qarë, pasi siç la të kuptohet, është lodhur nga postimet në Instagram ku të gjithë shfaqen të lumtur dhe të kënaqur me jetën që bëjnë.

Niki Delijorgji foli gjithashtu për depresionin, i cili sipas saj është pasojë e iluzionit të lumturisë që krijojnë rrjetet sociale.

Videos, i parapriu me një rrëfim ku thotë se ishte duke shprehur ndjenjat në kameran e telefonit, por vendosi që momentet e lotëve kur është vetëm në shtëpi, të mos i mbajë për vete.

“Po shprehja disa gjëra në kamera dhe vendosa të postoja një pjesë të tyre (edhe pse pjesa ime e kushtëzuar më thoshte: “jo!”)

Në shoqërinë tonë, të qash ta marrin për dobësi. E qara është një mënyrë e fuqishme për të nxjerrë jashtë vetes atë çfarë s’të shërben më.

Në Instagram, të gjithë janë të lumtur duke jetuar më të mirën e jetës. Njerëzit bien në depresion sepse vazhdimisht, e krahasojnë jetën e tyre me një iluzion.

Kjo është një jetë plot skaje. Të gjithë përjetojmë lumturi dhe dhembje. Lejo të të shikojnë. Kur je i dobët, je i bukur.”
Pas këtij mesazhi, Niki Delijorgji postoi edhe një video, ku me sytë me lot thotë se të gjithë duhet të ndjekin zemrën.

“Ndiqni zemrën.

Mendja do t’ju japë njëmijë arsye për të mos e bërë diçka por, nëse zemra të thotë ta bësh, thjesht bëje.”