Modelja e njohur rrëfen çastet e vështira: Jam ende në tranzicion

523
Sigal

Ajo është një nga vajzat më të bukura shqiptare, e cila përveç Shqipërisë e ka vijuar karrierën e saj edhe në SHBA.

Megjithatë pas divorcit me bashkëshortin e saj, duket se për modelen Adrola Dushi ende nuk ka kaluar faza e vështirë e jetës. Në një intervistë ajo është shprehur se është ende në tranzicion me veten e saj.

“Jam në një tranzicion. Akoma nuk di ku do jem, ku jam, çfarë do bëj, Troi, jeta ime, puna ime. E ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Kjo është faza më e vështirë e jetës sime, realisht”, -u shpreh Adrola.

Megjithatë ajo theksoi se Troi është thesari i saj dhe se asnjëherë nuk do të luante me të.