Mjeshtri Andrea Bocelli duet me të birin, ‘çmendet’ publiku i Sanremos

548
Sigal

Dje na nisur nata e parë e edicionit të 69-të të festivalit të Sanremos, nën drejtimin e Claudio Baglionit, Virginia Raffaele-n dhe Claudio Bisio-n.

“Është festivali i harmonisë, një karakteristikë shumë e rëndësishme për muzikën”, -tha Baglioni në hapje të festivalit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Magjia e skenografisë “afron” publikun me artistët, por “zhduket” sa herë është e nevojshme. Festivali ka nisur zyrtarisht dhe sytë e të gjithë publikut italian, për plot pesë net janë në Sanremo.

Nata e parë, në fakt, e arriti kulmin e saj. Përveç artistëve pjesëmarrës në garë, surprizë e mbrëmjes, që e ndezi publikun, ishte dueti i tenorit të njohur, Andrea Bocelli me të birin, Matteo. “Il mare calmo della sera” ishte përshëndetja që atë e bir kishin rezervuar për publikun, i cili u ngrit në këmbë e shpërtheu në ovacione.