Sigal

Rozana Radi ka vendosur që ti japë fund beqarisë, duke vendosur në gisht unazën e fejesës.

Ashtu sicc dihet tashmë Rozana është në një lidhje prej 5 vitesh me Shpëtim Karakushin, me profesion oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë. Çifti janë fotografuar disa herë bashkë megjithatë lidhjen kanë preferuar mos ta bëjnë publike.

Pas 5 vitesh së bashku, duket se Rozana dhe Shpëtimi kanë vendosur t’i japin fund beqarisë.  Ditën e djeshme Rozana ka menduar që të na bëjë pjesë të këtij gëzimi në jetën e saj. Artistja ka pozuar nga pushimet në Capri dhe shkruan: “Mjafton dashuria për të qenë e lumtur”, dhe një emoji unazë, ç’ka ngritur jo më kot dyshimet mbi fejesën.

Megjithatë nëse do të kemi një ceremoni martese ose jo është ende herët për të folur pasi vetë këngëtarja, e pyetur më herët, ka thënë se nuk do të donte të vishte fustanin e bardhë.