Misse Beqiri shfaqet për herë të parë në publik pas vdekjes së vëllait të saj

127

Artistja me prejardhje shqiptare, Missé Beqiri, është shfaqur për herë të parë në publik që kur vëllai i saj u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes.

Ylli i ‘The Real Housewives of Cheshire’, 33-vjeçe, doli në Lindje të Londrës me djalin Julian, pesë vjeç dhe vajzën River, dy vjeçe, të hënën, pesë javë pasi vëllai i saj Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36-vjeç, u qëllua për vdekje para familjes së tij, shkruan DailyMail. Missé shihej e lumtur pranë fëmijëve të saj ndërsa shëtiste në rrugë, duke biseduar me djalin Julian – të cilin e ndan me ish-burrin e saj, yllin e Manchester United, Anders Lindegaard, 35-vjeç.

Nëna e devotshme gjithashtu e mbante në krah vajzën e saj të admirueshme River, të cilën e ndan me të fejuarin Jake Hall, 29-vjeç. Misse mbante në dorë po ashtu edhe unazën e saj të fejesës nga partneri Jake, sipas një burimi të MailOnline, teksa ai i kishte propozuar bukuroshes kosovare gjatë periudhës së Krishtlindjes, si një kapitull i ri ‘për çiftin’.

“Incidenti i bëri ata të dy të kuptojnë se çfarë është më e rëndësishmja – familja – kështu që natyrisht i afroi ata më pranë”, kanë thënë ata.

“Ri-propozimi nënkupton një kapitull të ri për ta si familje”. Ka qenë një kohë mjaft e vështirë për Misse dhe familjen e saj pas vdekjes së vëllait Aleks. Ai ishte i mbushur me plumba para gruas Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre prej 1.5 milion funtash në Battersea në prag të Krishtlindjes.

Vritet te dera e shtëpisë Flamur Beqiri, kosovari që jetonte në Londër

Kikboksieri suedez, Anis Hemissi, 22-vjeç, nga Malmo, Suedi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagës për vdekjen e Aleksit më 20 Janar. Babai i dy fëmijëve, ka qenë i lidhur me disa banda të rrezikshme në Suedi, madje dikur ishte një nga meshkujt më të kërkuar të vendit.