Miss Kosova zbulon çfarë i bënë në mes të natës në “Miss Universe”

555
Sigal

Në konkursin e bukurisë “Miss Universe” të mbajtur këtë vit në Tajlandë, Kosova përfaqësohej nga Zana Berisha.

Modelja pati shumë komente negative për videon ku fliste për Kosovën, ku të gjithë mendonin se ajo nuk kishte informacion për vendin e saj.

Në video Zana thoshte vazhdimisht: “Kosova është një vend i vogël, domethënë… ka popullsi të vogël, nuk është vend i madh. Është më mirë pas luftrave”.

Modelja ka zbuluar se si ndodhi e gjithë situata ku u gjend e papërgatitur.

“Pasi i përfunduam provat gjenerale në orën 3 pas mesnate na zgjuan dhe na thanë të bënim xhirimet për vendin tonë. Me 2 orë gjumë dhe e stërlodhur nga provat, nuk mund të flisja rrjedhshëm. Isha personi i parë që duhet të bëja videon. Prandaj kam folur ashtu. Kërkova që ta përsërisja videon, por ishin 100 vajza që duhet të xhironin dhe video nuk u përsërit”, u shpreh Zana në “Prive”.