Sigal

Vdekja tragjike e ish-konkurrentes së ‘Big Brother dhe moderatores mjaft të njohur Adelajda Xhamani ka lënë gjurmë të thella te të afërmit e saj dhe miqtë e saj më të mirë. Më 29 tetor të vitit të kaluar, Adelajda u gjet e vdekur në shtëpinë e saj .

Vdekja e saj tronditi mbarë opinionin publik  dhe të shumtë ishin personazhe që shprehen ngushëllime të sinqerta për të.

Por miku i saj më i mirë, Eraldo Rexho vazhdon ta kujtojë herë pas herë në rrjetet sociale. Këtë herë ai ka një dedikim mjaft prekës për moderatoren, e cila do të festonte sot 32-vjetorin e lindjes.

‘‘Në vend të Adeles. Sot do të festonim bashkë 32  vjetorin e lindjes tënde.Mungon shumë  por të gjithë së bashku do të festojmë për ty dhe për atë çfarë na le me datën 12 nentor ,tek ar Trubina.Kemi vendosur të kujtojmë me këngë sepse besoj se kështu do zgjidhje, për ty ëngjëlli i jonë”, shkruan ai në postim.